Telegrafi

Kamioni i “Coca-Cola”-s “mbërthehet” në fushën me baltë, turmat festive duhej të prisnin mbi dy orë (Foto)

Turma të ngazëllyer që u mblodhën sot për të provuar “shpirtin e Krishtlindjes” u lanë në pritje, pasi kamioni erdhi më shumë se dy orë vonë – kjo pasi që kamioni i Coca Cola ishte “mbërthyer” për një fushë me baltë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale ato që kanë zbuluara kamionin festiv, të mbërthyer në një fushë me baltë, në periferi të Tregut Rasen, Lincs.

Kamioni duhej të gjendej në Gainsborough në orën 11, por nuk u arriti atje deri në orën 13 pasdite, ku po pritej nga rreth njëmijë njerëz.

Një zëdhënës i kompanisë Coca-Cola të Britanisë së Madhe tha: “Për fat të keq, shoferi ynë mori një kthesë të gabuar më parë sot dhe duhej të kthehej në një rrugë shumë të ngushtë”.

“U kërkojmë falje atyre që kanë pritur”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/