Telegrafi

Cilësia e dobët e bekatonit në sheshin ‘Maqedonia’ bën që kamioni të bie në gropë (Foto)

Sot në sheshin ‘Maqedonia’ bëhet pritja solemne e hendbollistëve të KH Vardar, ku edhe do të jetë festimi qendror, pas arritjes së tyre në aeroportin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahas përgatitjeve në sheshin Maqedonia, ka ndodhur një incident. Kamioni i Ndërmarrjes Publike, përderisa ka qenë për shërbim brenda në shesh, ka rrëshqitur toka në një pjesë të sheshit dhe kamionit i janë bllokuar rrotat në gropë. Nuk dihen arsyet, nëse paraprakisht kanë qenë pllakat e hequra apo cilësia e pllakave në shesh. /Telegrafi/