Telegrafi

Kamionët e “Pastrimit” e harruan rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë, kundërmojnë mbeturinat

Banorët e rrugës “Gjon Sereqi” në kryeqytet tash dy ditë më kot i kanë nxjerr para dyerve të shtëpive shportat, thasët dhe kontejnerët me mbeturina. Kamionët e kompanisë “Pastrimi” nuk kanë shkuar t’i mbledhin mbeturinat.

Telegrafi për dy ditë rresht ka provuar të kontaktojë zyrtarët në Kompaninë “Pastrimi” për të marrë  një informatë se pse ekipet e saj në teren nuk kanë mbledhur mbeturinat në këtë pjesë të qytetit, por askush nuk është përgjigjur në telefon.

Banorët e kësaj të cilët kanë drguar fotografi në redaksinë e Telegrafit, thonë se, tash kur temperaturat janë ngritur, mbeturinat e nxjerra në rrugë po kundërmojnë. /Telegrafi/