Telegrafi

Kamionët e braktisur, japonezët i kthejnë në makina me shumë drita (Video)

Dekotora quhen kamionët e braktisur, në të cilët janë bërë investime të mëdha, që të mbulohen me drita shumëngjyrëshe dhe stoli.

Këto makina janë shumë të shpeshta në Japoni, për të cilat shpenzohen deri në 100 mijë euro që të jenë sërish të fuqishme dhe të shkëlqejnë kur të dalin në rrugë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duket se janë punuar vetëm për raste speciale, punohen zakonisht nga pronarët që duan të bien në sy.

Më poshtë mund ta shihni një prej këtyre kamionëve. /Telegrafi/