Telegrafi

Kamioni rrotullon autoambulancën që nxitonte për te një të sëmurë (Video)

Në Wuhu të Kinës është filmuar momenti dramatik, kur autoambulanca është ndeshur me kamion-cisternën që po bartte çimento.

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar momentin kur makina e ndihmës së shpejtë është përplasur për kamionin e madh, që po kalonte në dritë të kuqe.

Për pasojë, autoambulanca ka bërë disa rrotullime, duke i shkaktuar shoferit dhe një infermieri lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Aksidenti që ndodhi në këtë udhëkryq, e ka lënë më së keqi një të sëmurë që po priste të merrte ndihmën e shpejtë.

“Të dy makinat ishin duke lëvizur në dritë të kuqe, andaj secila e mban një pjesë të fajit. Por, autoambulancës i lejohet të lëvizë nën çdo ndalesë” ka thënë një polic, lidhur me rastin. /Telegrafi/