Telegrafi

Kaminis: T’i lëmë statujat e historisë dhe muzeve dhe të bisedojmë për problemet e tanishme

Nuk jam këtu të diskutoj për çështjen e emrit, as nuk ka qenë temë e bisedimeve kur ka qenë krybashkiaku Petre Shilegov tek ne. Ne jemi kryetar të bashkive dhe ajo çka është më e rëndësishme të mund të bëjmë dhe t’i bashkojmë njerëzit tanë dhe ta betonojmë rrugën e kuptimit në mes dy popujve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e tha sot kryetari i Athinës, Yiorgos Kaminis, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes Shkupi dhe Athinës.

I pyetur se çka mendon për përmendoret në Shkup, Kaminis tha se, ende nuk i ka parë drejtpërdrejt, por vetëm nëpërmjet fotografive.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mediave greke, kryetari i Shkupi, Petre Shilegov tha se një pjesë e objekteve dhe skulpturave janë pjesë e hetimeve penale të cilat po zhvillohen, ndërsa kundër personave po zhvillohet procedurë gjyqësore, siç tha, pjesërisht e vodhën të ardhmen e qytetarëve. /Telegrafi/