Site icon Telegrafi

Kamikazja injoron të shtënat paralajmëruese të policisë në postbllok, hedh veten në erë në Grozny (Video, +18)

Ky është momenti kur një kamikaze injoron të shtënat paralajmëruese të policisë në një postbllok në Çeçeni, dhe hedh veten në erë.

Karina Spirindonova shihet në videon e publikuar më poshtë e veshur me të zeza, dhe më hixhab duke ecur vetëm në drejtim të policëve të armatosur në Grozny, transmeton Telegrafi.

Policia ka njoftuar se “gruaja e radikalizuar” është vajza e politikani lokal pro Vladimir Putinit në Urale, që aktivizoi rripin e mbushur me lëndë shpërthyese.

Videoja e publikuar tregon momentin e shpërthimit që mbyt 25-vjeçaren. Raportohet se na shpërthimi nuk është lënduar asnjëri nga policët që ishte në postbllok.

Policia është duke u munduar të hulumtojë motivet e këtij veprimi, edhe pse mendohet se asaj i është “shpëlarë truri” nga militantët e ISIS-it. Ajo kishte lënë një mesazh para se të kryente vetëvrasjen në të cilën shkruante “Allah më falë 21 herë”. /Telegrafi/

Exit mobile version