Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një autokolonë të policisë afgane jashtë kryeqytetit Kabul, duke vrarë 40 oficerë, thonë zyrtarët.
Dy bomba goditën automjetet që transportonin kadetët të cilët po ktheheshin nga një ceremoni diplomimi në rrethinat perëndimore të qytetit, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ky sulm pason atë ndaj një autobusi që ndodhi një javë më parë ku vdiqën 14 persona.