Pamjet e filmuar me dron kanë kapur momentin rrëqethës kur një kamikaz hedh veten në erë në qytetin sirian Raqqa.
Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët kurdë (ypk) duke vrapuar për ta shpëtuar kokën, derisa një veturë po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre e cila ishte e mbushur me eksploziv dhe e ngiste një militant i ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Vetura shpërthen pranë tyre duke krijuar një re të madhe tymi të zi, pluhuri dhe rrënoja të ndërtesave përreth. Copëzat e bombës artizanale kanë goditur disa nga ushtarët kurdë të cilët përplasen në tokë.
Ende nuk dihet se njerëz gjendeshin në ndërtesën e cila është shkatërruar nga shpërthimi, ose sa prej tyre janë goditur nga copëzat e bombës. /Telegrafi/