Site icon Telegrafi

Kamikazët fakultetlinj të ISIS-it

 

Xhihadistët që nisën për në Lindjen e Mesme për të hedhur veten në erë në emër të ISIS-it, raportohet se janë më të arsimuar sesa bashkatdhetarët e tyre, shkruan Daily Mail.

Një raport i Bankës Botërore, ka zbuluar se shumica e anëtarëve të grupit terrorist kanë të përfunduar shkollën e mesme, derisa një e katërta e tyre ka të përfunduar edhe Universitetin, transmeton Telegrafi.

Nga 3.803 rastet e studiuara që janë përmendur në raport, vetëm 15 prej tyre kishin braktisur mësimin pa e përfunduar shkollën e mesme,  derisa më pak se dy për qind janë analfabetë.

Ata që kishin zgjedhur të luftojnë si kamikazë, kanë qenë të papunë ose kanë pasur një histori ushtarake, thuhet ndër tjera në raport.

Sipas këtij raporti, “varfëria nuk është arsye që radikalizmi është shndërruar në ekstremizëm të dhunshëm”.

“Rekrutët e huaj nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Azia Jugore dhe Lindore, në mënyrë të konsiderueshme janë më të arsimuar, gjë që është diçka e zakonshme për rajonin ku jetonin dikur”, thuhet në raport.

Gjetja më e rëndësishme është se këta individë janë larg nga të qenit të paarsimuar apo analfabetë.

Shumica prej tyre kanë të kryer shkollën e mesme, por edhe një përqindje kanë të përfunduar Universitetin.

Shumica e militantëve që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, kanë pranuar se para se të niseshin në luftë kanë pasur një vend të mirë të punës. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version