Telegrafi

Kameruni mposht Komoret dhe vazhdon në çerekfinale

(Foto: Screenshot/Twitter)

Kameruni e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës duke mposhtur (2-1) Komoret.

Që në fillim të ndeshjes, Komoret mbetën me një lojtar më pak, pasi pas konsultimit të VAR-it, Nadjim Abdou u përjashtua me karton të kuq.

Pas 29 minutave lojë, Vincent Aboubakar dhuroi një pasim të shkurtë për Karl Toko Ekambi, i cili i kaloi kamerunasit në epërsi.

Kameruni realizoi një tjetër gol në fraksionin e dytë me anë të Vincent Aboubakar (70’), i cili u asistua nga Martin Hongla.

Komoret u rikthyen në lojë me golin e bukur të Youssouf M’Changama nga gjuajtja e lirë (81’), mirëpo nuk arritën të bënin më shumë deri në fund.

Në çerekfinale, Kameruni do të luajë përballë Gambisë që në të tetën e finales e eliminoi Guinenë. /Telegrafi/