Telegrafi

Kameruni mposht Gambinë dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Kameruni ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Gambisë, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Kamerunasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, ndërsa në pjesën e parë kishin tri raste për gol, por që asnjë nuk u konkretizua.

Collins Fai rrezikoi i pari, ndërsa Vincent Aboubakar dy herë, por pa suksese.

Me të filluar pjesa e dytë Kameruni gjeti golin me Toko Ekambi në minutën e 50-të për (1-0).

Goli i dytë nuk vonoi shumë pasi në minutën e 57-të,  ishte sërish Toko Ekambi që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Kameruni festoi kalimin në gjysmëfinale, ku pret fituesin e ndeshjes Egjipt – Maroku. /Telegrafi/