Telegrafi

Kameruni dhe Zambia në çerekfinale

Të parët kaluan në epërsi lojtarët e Tunizisë me një gol të shënuar nga Amine Chermiti që në minutën e parë.

Ndërsa me të filluar pjesa e dytë (47’), sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o barazoi rezultatin.

Tunizia kaloi sërish në epërsi në minutën e 63-të pas një autogoli të Aurelien Chedjou, mirëpo pas një minute Landry Nguemo barazoi rezultatin për t’ia siguruar kualifikimin skuadrës së tij.

Nga Grupi D, është kualifikuar edhe përfaqësuesja e Zambias që ka mposhtur Gabonin me rezultat 2-1. /Telegrafi/