Pas përfundimit të sezonit 2018/19 në Superligën e Kosovës, Ballkani ka filluar të mendojë për transferimet e reja.
Skuadra kosovare tashmë ka filluar të punojë në afrimin e lojtarëve të rinj, derisa ka arritur ta sigurojnë në prova Effa Lazare Tristan Dylan.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se sulmuesi nga Kameruni është aktualisht në prova tek ta për disa ditë.
Dylan thuhet se ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares kamerunase, ndërsa është duke u testuar nga stafi teknik.
Ballkani në sezonin që lamë pas arriti që t’i shpëtojë rënies nga Superliga, pasi u rendit në vendin e tetë me 43 pikë, duke i ikur për një pikë barazhit. Telegrafi/