Më shumë se 37 njerëz u vranë dhe 18 u plagosën rëndë kur një autobus goditi një kamion në fshatin Nemale në Kamerun, thanë zyrtarët.
Një autobus me më shumë se 60 pasagjerë ishte duke udhëtuar drej kryeqytetit, Yaounde nga qyteti Fumban, ku goditi një kamion, duke u përpjekur të shmangte një grup njerëzish që ishin në rrugë natën e kaluar, tha zyrtari i qeverisë Monono Voloa, raportoi washingtonpost.
“Shumica e udhëtarëve ishin ata që dëshironin të kalonin Vitin e Ri me familjet e tyre, ata që u kthyen pas pushimeve të Krishtlindjeve ose njerëz të biznesit me dhurata për festat e Vitit të Ri”, tha ai.
Fshatarët dolën në rrugë për të ndihmuar njerëzit në vendin e aksidentit, tha Voloa.
Sipas tij, numri i të vdekurve ndoshta do të jetë më i lartë, sepse anëtarët e ekipeve të shpëtimit janë ende në kërkim të të vdekurve dhe të plagosurve. /Telegrafi/