“Emigrantët në BE duhen falënderuar”. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron, në një kohë kur lobistët pro-Brexit i kanë sulmuar ashpër emigrantët.
Deklaratën e tij Kameron e ka bërë në seancën e njohur si Koha e Pyetjes në Parlament, në prag të referendumit të 23 qershorit.
Kameron ka bërë një apel të fuqishëm pro Bashkimit Evropian, duke kujtuar kontributin e shumë qytetarëve që kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet evropiane.
Së fundmi, në radhët e politikanëve britanikë që mbështesin daljen nga Unioni kanë qenë të shumtë ata që kanë sulmuar emigrantët, sidomos ata shqiptarë, edhe pse janë më të paktë në numër se ata polakë apo rumunë.