Telegrafi

Kamerierja ushqeu me gji fëmijën e braktisur në afërsi të restorantit (Foto)

Kamerierja i ka dhënë gji një fëmije të porsalindur, që ishte braktisur në afërsi të një restoranti në Filipine.

Atë e kishte gjetur një polic trafiku dhe e futi brenda lokalit që të mos e ketë ftohtë, derisa aty të arrijnë forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Deri në arritjen e autoriteteve, stafi i lokalit e pastruan dhe ia ndërruan pelenën, ndërsa një kameriere që është bërë së fundmi nënë, i dha gji dhe ai ndaloi së qari.

Mësohet se atë e kanë dërguar në një qendër kujdesi, ndërsa po bëhen kërkime për t’ia identifikuar prindërit.

Fotografitë ku shihet stafi duke u kujdesur për vogëlushin, janë parë më mijëra herë, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/