Një kameriere e paidentifikuar nga Alberta e Kanadasë, ia ka treguar shoqes së saj fotografinë e këmbëve, pasi kreu tërë turnin me taka të larta.
Nicola Gavins, e ka shfrytëzuar Facebook-un për të treguar historinë e mikeshës, e cila përkundër shputave të përgjakura u detyrua nga menaxheri të mbajë këpucët, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë ju që e vizitoni ‘Joey Restaurat’, të dini se aty mohohen të drejtat e punëtorëve. Ata duhet të punojnë në kushte ekstreme, për një pagë të vogël”, ka shkruar Gavins rreth fotografisë së shoqes së saj.
Mësohet se punonjësja e restorantit ka përjetuar dhimbje të mëdha në këmbë, si dhe i kanë humbur dy thonj shkaku i takave.
Megjithatë, ajo vazhdon edhe më tutje të punojë në të njëjtin vend, sepse është duke mbledhur para për studime. /Telegrafi/