Telegrafi

Kamerierja përlotet nga mesazhi që i la klienti (Foto)

Një kameriere ka shpërthyer në lot pasi shkoi të pastronte tavolinën e një klienti.

Ajo u surprizua kur pa një bakshish të majmë që një klient i kishte lënë krejt papritur. Fatura prej 9.5 dollarësh është shoqëruar me një bakshish dhe një mesazh.

Në pjesën e pasme të faturës shpjegohet edhe motivi i zemërgjerësisë së klientit, përcjell mapo.al.

“Bradi, faleminderit për shërbimin. Të dëgjova të thoshe se të kishte marrë malli shumë për tët bir, i cili ndodhet larg. Përdori këto para për t’i bërë një vizitë surprizë”, shkruhej në letrën, mbi të cilën ishin lënë edhe 200 dollarë më shumë se vlera e faturës.

“Shkova menjëherë në kuzhinë dhe shpërtheva në lot. Njerëzit e mirë dhe zemërgjerë ekzistojnë akoma”, thotë ajo.