Site icon Telegrafi

Kamerierja i ka fobi domatet, por pëlqen ‘ketchupin’

“Nëse i shoh domatet në pjatë nuk i afrohem, as që mund t’i shikoj me sy”, thotë vajza 22 vjeçare nga Southamptoni, shkruan Metro.

“Një herë, një shoqe duke u mahitur mi ka mbushur gjepat me domate dhe ato u shtrydhën – kam qarë me lot. Një herë tjetër, shefi im më tha t’i mbyllja sytë. Ai më tha se ka një dhuratë për mua dhe ma lëshoi një domate në dorë. Dola vrap nga restoranti. Nuk munda të punoja më atë ditë”, rrëfen vajza.

Frika e saj nga domatet – që quhet Lycopersicoa phobia – nuk zgjerohet edhe te ketchupi pasi ajo thotë se i pëlqen.

Psikologu Peter Hayward ka kaluar më shumë se 25 vite duke trajtuar njerëzit me fobi të ndryshme por është i habitur me problemin e Kayleight.

“Që të jem i sinqertë ky problem është goxha i çuditshëm,” tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version