Telegrafi

Kamerierja e guximshme, nxori jashtë zvarranikun gjigant që frikësonte mysafirët e restorantit (Video)

Samia Lila e ka kapur për bishti një zvarranik të gjatë afro dy metra, që kishte hyrë në restorantin ku punon ajo në New South Wales.

Derisa të pranishmit bënin panik duke hipur mbi karrige dhe iknin në drejtime të ndryshme, 25-vjeçarja franceze ka vepruar me shpejtësi dhe e ka nxjerrë jashtë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni kamerieren e guximshme që e tërheqë guanën për bishti, derisa mysafirët shikonin të habitur.

“Mendova se ishte qen, por më vonë kuptova se kemi të bëjmë me një kafshë tjetër. Mbase ishte e uritur dhe kërkonte të hante diçka, me vjen keq që e përzura” është mahitur Lila, lidhur me rastin.

Derisa shumë njerëz e kanë lavdëruar për trimërinë e treguar, të tjerë kanë thënë se duhet të shpërblehet dhe t’i rritet rroga që mbrojti klientët dhe lokalin. /Telegrafi/