Site icon Telegrafi

Kamerieri u rrëzua derisa po shërbente, nuk e rrëzoi asnjë nga katër pjatat që i kishte në dorë

Jamie Shoebridge po nxitonte të shërbente mysafirët në një restorant në Nottingham të Anglisë, kur rrëshqiti dhe u rrëzua në dysheme.

Mirëpo, kamerieri 24-vjeçar ka arritur t’i mbaj në duar të katër pjatat në gjendje të rregullt, me të gjithë ushqimet që ndodheshin në to, transmeton Telegrafi.

Sikur asgjë të mos ndodhte, i ndihmuar nga një kameriere, ai vazhdo të shërbente, në mënyrë që të vazhdojë procesi i punës, në kohën kur në restorant është tollovia më e madhe.

Bëhet e ditur, se ai kishte rrëshqitur në një salcë që ishte zbrazur më herët aty, ndërsa pësoi lëndime të lehta kur ra mbi saksinë që ndodhej aty.

Të pranishmit e kanë përshëndetur për aftësinë në mbajtjen e pjatave, si dhe përkushtimin që puna të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version