Telegrafi

Kamerieri i shpejtë që pastron tavolinën për pak sekondave (Video)

Në një restorant në Kinë, është filmuar një kamerier i paemëruar teksa pastronte tavolinën me shpejtësi dhe stil interesant.

Pasi kalon nëpër tërë hapësirën, e rrotullon leckën dhe përsëritë veprimin, ndërsa brenda pesë sekondave gjithçka ka përfunduar, transmeton Telegrafi.

“Sikur të gjithë kamerierët të jenë si ky, nuk do të prisnim gjatë derisa tavolina të jetë gati”, është një koment lidhur me rastin.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, duke e krahasuar me kolegët e tij të ngathtë që veprojnë shumë ngadalë. /Telegrafi/