Telegrafi

Kamerieri rrahu dy fëmijë dhe i detyroi të fshijnë dyshemenë, sepse rrëzuan gotën me lëng (Video)

Policia në Krusk Oblast të Rusisë, e ka arrestuar një kamerier të paidentifikuar, i cili rrahu dy fëmijë dhe i detyroi të fshijnë dyshemenë.

Ai është filmuar në fshehtësi teksa qëllon një nxënës, pasi i japë fshesën me bisht të gjatë për ta mbledhur lëngun e derdhur qëllimisht.

Më pas, ai tërheqë bashkëmoshatarin e fëmijës dhe e detyron të pastrojë, por atë nuk e godet.

Pasi është ndaluar, ai ka thënë se ka dashur t’ju japë një mësim atyre, që të jenë më të sjellshëm dhe të mos shkaktojnë rrëmujë.

Derisa zyrtarë të Burger King kanë kërkuar falje për veprimet e punonjësit e tyre, ai po qëndron i mbyllur dhe pritet të del shpejtë para drejtësisë. /Telegrafi/