Nxënëseve që ishin ulur përjashta një kafeneje në Londër, kamerieri i ka hedhur sipër ujin e papastër, duke bërë që njëra prej tyre të kërkonte ndihmë shëndetësore.
Mësohet se nxënësit uleshin përjashta kafesë dhe shkaktonin rrëmujë, ndërsa punonjësi deshi t’ju japë një leksion dhe t’i përzë përgjithmonë, transmeton Telegrafi.
Por, më se keqi e pësoi Sade Harrison, e cila sapo ishte ulur dhe nuk dinte se çfarë po ndodhte. Pasi u lag me ujin nga kova e shtupës, një sasi i hyri në gojë dhe e infektoi.
Babai i saj ka kërkuar përgjigje nga stafi i kafenesë, duke këmbëngulur që vajza saj është e pafajshme.
Atij i kanë kërkuar falje, duke u zotuar se një rast i ngjashëm më kurrë nuk do të ndodhë. /Telegrafi/
https://youtu.be/FrUHw5GhBnM