Roland Spreer ishte në ishullin Haling Suderro të Gjermanisë, kur gjeti një kamerë që kishte shtresën për ndalimin e depërtimit të ujit.
Megjithëse dukej si mbeturinë, 67-vjeçari e merr për ta shikuar nëse ka diçka brenda. Gjetja që bëri është e mahnitshme, transmeton Telegrafi.
Pajisja kishte qenë duke filmuar disa familjarë, që loznin në bregdetin e Flamborough në East Yorkshire, derisa ka rënë në ujë dhe është zhdukur në barin e detit.
Me kalimin e kohës, valët e dërguan kamerën 560 kilometra më larg, derisa nuk arriti në shtetin tjetër.
Pamjet që mund të shihni më poshtë, janë shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, në përpjekje që të bien në gjurmë të familjarëve që shihen në të. /Telegrafi/
https://youtu.be/loXznnsb6P4