Site icon Telegrafi

Kamerat po përdoren më shumë se librat: Dhunë e piskamë nëpër shkolla të Kosovës (Video)

Një tjetër rast i dhunës është shënuar në shkollën “7 Marsi”, në fshatin Poturovc të Komunës së Lipjanit.

Diskutimi i ashpër i drejtorit të kësaj shkolle me nxënësit është regjistruar nga nxënësit e tjerë të klasës. Ajo është dërguar më pas në iKoha të emisionit “Interaktiv” të KTV-së.

Nxënësit vazhdojnë të keqtrajtohen fizikisht nëpër shkolla të Kosovës, ndërsa po shtohen edhe rastet e denoncimit të dhunës në shkolla përmes incizimit të këtyre rasteve.

Nxënësit vazhdojnë të keqtrajtohen fizikisht nëpër shkolla të Kosovës. Kjo video është dërguar në IKOHA nga nxënës të shkollës ‘7 Marsi’, në fshatin Poturovc të Komunës së Lipjanit. Personi që thonë se i ka keqtrajtuar është drejtori i kësaj shkolle.

Posted by Interaktiv – KTV on Friday, April 1, 2016

Exit mobile version