Site icon Telegrafi

Kamerat në Prishtinë, Sogojeva: AIP do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, për kamerat me inteligjencë artificiale që do të vendosen në Prishtinë, ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve.

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi,  në RTV Dukagjini ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi në projektin e kamerave në kryeqytet është kyçur të premten e kaluar.

“Ne ende nuk i kemi parë specifikat e projektit. Ende projekti nuk ka filluar. Projekti është marrë, ka përfunduar, nuk është fare përgjegjësi e agjencisë”, ka thënë Sogojeva – Dërmaku.

Ajo ka thënë se përgjegjësi e agjencisë është të jetë gardian i zbatimit të këtij projekti.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Eksperti i IT-së sqaron se kamerat inteligjente që synohet të vendosen në Prishtinë kanë dy funksione

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, më 3 janar ka bërë të ditur se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat me inteligjencë të lartë artificiale.

Rama ka njoftuar se këto kamera po vendosën për herë të parë në Prishtinë, dhe se ato janë prodhim amerikano – kanadez.

Ai ka bërë të ditur se, përmes këtij sistemi, do të identifikohen në kohë rekord personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë.

Exit mobile version