Telegrafi

Kamerat kapën momentin interesant, ku Bellingham i kërkon Ancelottit më shumë kohë pasi ai dëshiron ta zëvendësojë

Gjatë ndeshjes së Real Madridi kundër Almerias, Carlo Ancelotti dhe Jude Bellingham kanë krijuar një moment interesant në pjesën e fundit të ndeshjes.

Ancelotti donte të zëvendësonte anglezin Bellingham në minutën e 75-të të lojës, pasi nuk rrezikohej fitorja.

Megjithatë, Bellingham i bëri shenjë Ancelottit që ta linte atë të luante edhe për pesë minuta të tjera.

Ancelotti dukej se ishte dakord me yllin e tij të ri të skuadrës, ndërsa ia ktheu me gjeste mesfushorit anglez.

Bellingham u zëvendësua përfundimisht nga Joselu në minutën e 81-të, gjashtë minuta pas shkëmbimit të gjesteve me trajnerin italian.

Ylli anglez shënoi dy herë dhe regjistroi një asistim teksa Real Madrid mposhti Almerian 3-1 për të ruajtur rekordin e tyre 100 për qind këtë fillim sezoni. /Telegrafi/