Site icon Telegrafi

Kamerat filmojnë momentin kur ajsbergu me madhësi të Manhattanit shkëputet në Grenlandë, 10 miliardë tonë akull lundron drejt oqeanit (Video)

Shkencëtarët kanë filmuar momenti kur një ajsberg gjigant i gjatë rreth 6 kilometra shkëputet në Grenlandë.

E gjithë ndodhi gjatë muajit të kaluar, kurse kamerat e vendosura kanë filmuar momentin kur thyhet ajsbergu që peshon 10 miliardë tonë dhe fillon të “lundron” drejt oqeanit, transmeton Telegrafi.

Ajsbergut me madhësi të Manhattan i janë dashur gjysmë ore që të ndahet, fillimisht u ndanë copëza të vogla të akullit, dhe më pas pjesa e trashë doli mbi sipërfaqe të ujit. Me një fjalë 10 miliardë tonë akull kanë përfunduar në ujë.

Edhe pse tingëllon si diçka e frikshme, marrë parasysh se kjo sasi është vetëm tre për qind e akullit Grenlanda e humb në vit. Shkencëtarët kanë bërë të ditur se shkëputja e ajsbergëve ndikon në shtimin e sasisë së ujit në det. /Telegrafi/

Exit mobile version