Telegrafi

Kamerat e vendosura në Tesla Model 3 treguan se shoferi i një Jeep ishte shkaktari i gërvishtjeve

Nëpërmjet TeslaCam mund të shihet mirë, se si lëvizi vetura tjetër dhe kush është fajtori i incidentit

Tesla Model 3 ishte parkuar në një rrugë më trafik të dendur dhe mund të mos zbulohej kurrë, se kush ia la një gërvishtje në mbrojtësen anësore, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat TeslaCam që janë të vendosura në shumë pjesë të kësaj makine, përfshirë edhe mbi rrotë, tregun me saktësi se kush e kreu këtë vepër.

Ishte një Jeep, që megjithëse kishte mjaft hapësirë, iu afrua shumë pranë dhe me rrotat gjigante, e preku duke ia lënë edhe shenjat e dukshme në sipërfaqen e bardhë.

Me pamjet e siguruara, pronari i Teslas, kërkoi nga kompania e sigurimeve të kësaj makine të paguante për dëmet, të cilët pranuar që të mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Kur shoferi është kontaktuar lidhur me dëmin, fillimisht ka thënë se nuk kishte hapësirë që të kthehej, por pamjet vërtetuan të kundërtën dhe ai pranoi me qetësi. /Telegrafi/