Telegrafi

Kamerat e sigurisë tregojnë se puçistët e FETO-s kanë shtënë drejt civilëve (Foto)

Se me çfarë tmerri është ballafaquar Turqia në natën e tentimit të grusht shtetit më 15 korrik të vitit 2016 tregojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihet qartë se si puçistët e organizatës terroriste FETO hapin zjarrë ndaj civilëve në Ankara.

Gazetari i AA-së ka ardhur deri tek pamjet e reja fotografike të cilat janë përfshirë në akuzën kornizë kundër puçistëve të FETO-s dhe në lidhje me ngjarjet në Shtabin e Përgjithshëm me rastin e tentimit të grusht shtetit.

Kur puçistët sulmuan ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, në rrugët e Ankarasë ishin mbledhur një numër i madh i qytetarëve ndaj të cilëve më vonë është hapur zjarr nga ajri.

Në videot e reja mund të shihet se si qytetarët bartin të plagosurit nga sulmi ajror. Gjithashtu, aty shihen edhe pamjet e qytetarëve që kishin arritur të hyjnë brenda oborrit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, por pasi ndaj tyre ishte hapur zjarr, ata u përpoqën të dalin jashtë.

Aty mund të shihet se si ushtarë të armatosur të cilët bartin një person të plagosur apo të vrarë nga oborri dhe e lënë në skaj të rrugës, shkruan Anadolu Agency.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kishte filluar të infiltronte pjesëtarët e saj në institucionet e sigurisë të Turqisë.

Në vitet e 80-ta piramida e saj paralele ishte forcuar në mënyrë të konsiderueshme në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmorrën tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Autoritetet turke janë duke kryer operacione të gjëra në kuadër të luftës kundër organizatës terroristë në krye të së cilës qëndron Fetullah Gylen.