Në orët e hershme të mëngjesit, një person ka kryer një vjedhje në një dyqan ushqimor në Prishtinë.
Në një video dërguar Telegrafit, shihet teksa ai hap frigoriferin dhe merr gjësende, që sipas pronarit janë mish dhe akullore.
Pronari i dyqanit, ka thënë se në kohen e vjedhjes lokali ka qenë i mbyllur, por që frigoriferët qëndrojnë jashtë dhe mbyllen.
Ai thotë se nuk e ka raportuar rastin në polici, pasi sipas tij për shkak të dëmit të vogël edhe më herët policia nuk kishte bërë asgjë.
“Policia nuk është njoftuar për rastin. Nuk është vlera e madhe e dëmit, por kemi pasur raste të tilla edhe më herët. Sa herë që i kemi njoftuar policinë, nuk kanë ndërmarrë asgjë, pikërisht për shkak vlerës së vogël të dëmit”, ka thënë pronari.