Sasha S., 56-vjeç nga Serbia është vrarë në një qendër tregtare në qytetin Samborondon të Ekuadorit, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment, raportojnë mediat serbe.
Sulmi ka ndodhur pas orës 18, kurse vrasësi pasi shkrep disa plumba mbi Sashën, arratiset nga vendi i ngjarjes. Para qendrës tregtare e priste një person tjetër me motoçikletë, transmeton Telegrafi.
Sasha nga Nishi është ekzekutuar para syve të bashkëshortes dhe vajzës në një restorant të qendrës tregtare.
Ai po qëndronte i ulur pranë një tavoline, kur një i ri i cili më herët kishte qenë i ulur, i afrohet me qetësi dhe pa u menduar dy herë mbi të i shkrep tre plumba. /Telegrafi/
https://twitter.com/Cupsfire_gye/status/1285381027981123586?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1285381027981123586%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.novosti.rs%2Fvesti%2Fhronika%2F903801%2Fkamere-snimile-likvidaciju-ovo-ubica-sase-nisa-video%3Ffbclid%3DIwAR2Cqc268r8R5_RWctwqiDzw-UQi-vG5fLo3WcyTem6fuBDCdgUakHZlD2U