Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë kapën dridhjet e fuqishme të tërmetit të mbrëmshëm në Manastir

Mbrëmë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka pasur tërmet të fuqishëm i cili është ndjerë në gjithë ballkanin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm prej 5,6 shkallë të Rihterit dhe ka shqetësuar të gjithë në orën 23:54 në natën e së djelës (9 janar).

Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Maqedoni

Në Manastir është ndjerë më shumë dhe qytetarët kanë ndarë incizime nga kamerat e sigurisë të cilat i kanë shpërndarë në rrjete sociale për të treguar fuqinë e dridhjes.

Sipas autoriteteve, nuk ka të lënduar por vetëm qytetarë të friksuar që kanë kaluar natën para banesave dhe shtëpive të tyre. Ka dëme materile nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version