Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë vjedhjen e një veture në mes të ditës në një lagje të Londrës (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një skenë të cilën për ta kryer në ato rrethana kërkohet guxim – bëhet fjalë vjedhjen e një veture para një shtëpie private në një lagje Londër, që ndodh në mes të ditës në prezencë të kalimtarëve të rastit.

Në video shihet se si një kamion me rimorkio parkohet para shtëpisë, më saktësisht në afërsi të një veturë të parkuar, transmeton Telegrafi.

Dhe disa minuta më vonë, veturës së parkuar i afrohet një burrë me kapelë në kokë, i cili fillimisht e kontrollon gjendjen e veturës, dhe më pas me kabllo e tërheq zvarrë.

Ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa policia është vënë pas këtij hajni. Por, ajo çfarë ka habitur opinionin është fakti se si e gjitha ndodh në mes të ditës në një zonë ku frekuentohet nga mijëra banorë. /Telegrafi/