Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë të riun duke nokautuar një burrë në Londër, policia në kërkim të sulmuesit (Video, +18)

Një rrahje që ka ndodhur para një kafiteri në Londër është filmuar nga kamerat e sigurisë, kurse pamjet janë publikuar nga detektivët anglezë të cilët janë vënë në kërkim të riut i cili me një grusht nokautoi viktimën.

Videoja e filmuar në Barking shfaq viktimën duke qëndruar në rrugë, kur befasisht sulmohet nga një i ri që vetëm me një goditje e rrëzon në tokë pavetëdije, transmeton Telegrafi.

Pas këtij akti të tmerrshëm sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse pjesëtarët e sigurimit të kafiterisë as që e ndihmuan.

Ky fakt ka shokuar më shumë opinionin në Angli, pasi veprimet e pjesëtarëve të sigurimit të cilët nuk ndërmorën asgjë për të parandaluar sulmin, janë kritikuar shumë.

Ata madje as që morën mundin që të afrohen dhe ta ndihmojnë viktimën, derisa kalimtarët e rastit silleshin krejtësisht normal, sikur askush nuk ishte i shtrirë në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version