Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë shoferen duke keqtrajtuar 8-vjeçaren me autizëm, qante dhe e luste të ndal autobusin (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një autobusi të nxënësve në Kaliforni, kanë filmuar shoferen duke tërhequr zvarrë një vajzë 8-vjeçare që vuan nga autizmi të cilën e ngacmon pse vazhdimisht qante.

Policia e Vacaville ka arrestuar në shkurt të këtij viti 64-vjeçaren Kim Klopson, pasi kamerat e sigurisë e kishin filmuar duke abuzuar me vajzën me autizëm që është nxënësve e shkollës Broën Valley, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë njoftuar se menaxhmenti i shkollës kishte njoftuar policinë për incidentin, dhe menjëherë kishin shkarkuar nga puna Klopsonin që punonte si shofere autobusi për nxënësit e asaj shkolle.

Dhe pas disa javëve hetime intensive, Klopson ka përfunduar prapa grilave nën dyshimet për keqtrajtim të autistes 8-vjeçare.

Ndërkaq, pamjet janë publikuar këto ditë për opinionin me kërkesë të avokatit të familjes së vogëlushes, e cila shihet duke qarë vazhdimisht dhe lutur shoferen që të ndalet. /Telegrafi/

Exit mobile version