Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë plaçkitjen në Siberi, sulmuesit i afrohen veturës së blinduar me para – plagosin dy anëtarë të sigurimit

Një veturë e blinduar që transporton para është sulmuar në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë, me ç’rast janë plagosur dy anëtarë të sigurimit.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia i ka dërguar me urgjencë në spital për tretman, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur anëtarët e sigurimit fusin paratë në veturë, kur befasisht dy meshkujt u afrohen e njëri prej tyre i qëllon.

Me të marrë paratë, ata janë larguar me shpejtësi me një veturë që i priste, dhe dukej se gjithçka ishte planifikuar në detaje.

E policia lokale ka njoftuar se hetimet janë duke u zhvilluar, dhe se po analizohen detajet për këtë plaçkitje dhe sulm të armatosur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version