Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një parkingu nëntokësor, kanë filmuar momentin kur një nënë e pashpirt braktis foshnjën e saj të cilën e ulë në tokë, derisa veturat kalonin me shpejtësi të madhe afër tij duke rrezikuar që ta shtypin.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur nëna fillimisht e ulë foshnjën në beton, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guiyang, kurse pranë foshnjës kalonin veturat dhe motoçikletat me shpejtësi të madhe duke ia rrezikuar jetën.
Siç shihet në video, fëmija është aq i vogël dhe nuk mund të ec, sa që në një moment fillon të qajë. Por, për fat të mirë e gjen një nëpunëse e parkingut e cila e merr me vete.
Tani policia është vënë në kërkim të nënës që e kishte braktisur. /Telegrafi./