Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur tre të rinj në Angli filmohen duke u rrahur dhe sulmuar njëri-tjetrin me hanxharë (Video, +18)

Një grup të rinjsh janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke u rrahur brutalisht, dhe duke përdorur hanxharë sikur të ishin gladiatorë.

E gjitha ndodhi brenda një qendre tregtare në qytetin Luton të Anglisë, ku ngjarjen e kanë filmuar edhe kalimtarët e rastit që mbetën të habitur me atë çfarë panë, transmeton Telegrafi.

Me të marrë informacionet, policia është shfaqur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i kapur tre të rinjtë që nuk kursyen goditjet me hanxharë.

Njolla gjaku janë parë në dyshemenë e qendrës tregtare që besohet të jenë të Che Stephens, Luca Sanni dhe Imani Pobi Da Silva dhe që të tre 18-vjeç.

Në video shihet Stephens duke therur Pobi Da Silva i cili asokohe ishte 17-vjeç, kurse disa sekonda më pas, Sanni konfrontohet me Stephens që kishte hanxharë në dorë.

Policia angleze ka njoftuar se që të tre janë arrestuar dhe janë dënuar me nga 12 muaj burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version