Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur hajni vjedh shishen më të shtrenjtë në botë të Vodkës që kushton 1.3 milion dollarë (Video)

“Vodka më e shtrenjtë në botë” është vjedhur në një kafiteri, kur i dyshuari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke marrë shishen me alkool që kap vlerën e 1.3 milion dollarë.

Në videon e publikuar më poshtë shihet hajni duke marrë vodkën Russo-Baltique dhe më pas largohet nga një kafiteri në Danimarkë, transmeton Telegrafi.

Vjedhja ka ndodhur në kafiterin “Cafe 33” në Kopenhagë, që njihet si një kafiteri që koleksionon vodkat më të shtrenjta.

Sipas pronarit të lokalit, shishja e prodhuar nga ari dhe argjendi, kapë vlerën e 1.3 milion dollarë dhe ishte sjellë nga Rusia dhe prodhuar nga kompania Dartz Motorz. /Telegrafi/