Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur furgoni i bardhë për pak sa nuk shtyp një çift  dhe foshnjën e tyre në karrocë (Video)

Në qendër të qytetit të Barcelonës në rrugën La Rambla, gjatë të enjtes mbrëma një furgon i bardhë duke lëvizur me shpejtësi i është vërsulur këmbësorëve, duke i shtypur për vdekje turistët dhe banorët e asaj zone.

Në këtë sulm të përgjakshëm kanë humbur jetën 13 persona dhe mbi 130 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një dyqani në Barcelonë, kanë kapur momentin kur furgoni derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të turmës, për një fije floku nuk e shkel një çift që ishin duke kaluar rrugën dhe me vete kishin fëmijën në karrocë.

Dyshja dhe foshnja e tyre po kalonin rrugën kur furgoni lëviz me shpejtësi të madhe, por ishte pikërisht burri që u tregua i shkathët dhe e largoi gruan dhe foshnjën që ishte në karrocë. /Telegrafi/

Exit mobile version