Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur edukatorja përplas për tokë fëmijët (Foto/Video)

Policia është duke hetuar një edukatore e cila në një video shihet duke i përplasur fëmijët nëpër tokë.

Nëna e njërit prej fëmijëve që është keqtrajtuar nga edukatorja, kishte mbetur e shokuar kur përmes kamerave të instaluara brenda çerdhes pa edukatoren duke i përplasur fëmijët me fytyrë në tokë, transmeton Telegrafi.

Edukatorja Jazmine Torres po i bënte gati fëmijët për gjumë, ndërsa në video ajo shihet duke i përplasur dhunshëm për tokë, ku njërin prej tyre e ngrit lart dhe më pas e përplas sërish me fytyrë për tokë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Dallas të Teksasit, ndërsa mediat amerikane raportojnë se asnjë prej fëmijëve nuk ka pësuar lëndime.

Videoja është publikuar në Facebook, dhe deri më tani është shikuar nga 400 mijë persona, ndërsa policia ka bërë të ditur se kanë lëshuar urdhër arrest për edukatoren Torres. /Telegrafi/

Exit mobile version