Një mjet shpërthyes që gjashtë ditë më parë është gjetur dhe çmontuar në një garazh në qendër të Beogradit, është gjetur sot një pajisje e ngjashme në po të njëjtin vend. Së pari ajo ishte vendosur në një skuter kurse herën e dytë në rrugë.
Sipas medieve serbe, policia pretendon se asnjëherë më parë nuk kishin gjetur sasi kaq të madhe të eksplozivit, kurse pasojat e shpërthimit të tij kanë mundur të jenë katastrofike, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një rrugë shumë të frekuentuar, ku përreth ka kafiteri dhe dyqane, ndërsa dy tentimet e dështuara për të aktivizuar mjetin shpërthyer janë filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat mund t’i shikoni më poshtë.
Në dy videot e publikuara më poshtë mund të shihet se si një person fillimisht aktivizon bombën në një skuter, kurse në tentimin e dytë kjo ndodh gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/