Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur burri i dyshuar për dy vrasje, plagosë dy policë amerikanë – por e pëson edhe vet kur qëllohet nga 14 plumba (Video, +18)

Një burrë i dyshuar për vrasje është qëlluar për vdekje nga policia, në një betejë të ashpër ku janë shkëmbyer dhjetëra plumba dhe dy policë u plagosën.

Sipas policisë së Sacrementos në SHBA, Eric Arnold, konsiderohej i rrezikshëm dhe i armatosur deri në dhëmbë, dhe po kërkohej nga autoritetet e sigurisë lidhur me vrasjen e dy femrave, transmeton Telegrafi.

Pasi e ndoqën për disa minuta me veturë, ata i kërkuan atij të dalë nga vetura, por pasi që u shfaq para tyre nxori revolen dhe filloi të gjuaj në drejtim të tyre.

Ata menjëherë iu kundërpërgjigjen duke qëlluar 41-vjeçarin për plot 14 herë. Sipas policisë në Sacramento, pamjet e publikuara më poshtë janë nga disa video ku shihet ngjarja e tmerrshme e filmuar nga katër kënde të ndryshme.

Në njërën nga videot, një polic shihet duke u munduar të mbrohet prapa derës së veturës zyrtare, por plumbi shpon xhamin dhe e godet policin. Pas kësaj situate kaotike, ai arrin të fshihet prapa veturës duke lëvizur zvarrë për tokë.

Ndërsa në një video tjetër, shihet qartë se si Arnold qëllon me revole në drejtim të policisë.

Si pasojë e këtyre të shtënave janë qëlluar polici Timothy Martin me 27 vite përvojë dhe Victor Wolfe të cilët u dërguan menjëherë në spital për trajtim. /Telegrafi/