Ky është momenti rrëqethës kur një nxënës 15-vjeç theret për vdekje nga një grup të rinjsh me hanxharë në duar, të cilët e sulmuan derisa po qëndronte para një lokali vetëm 100 metra larg shtëpisë.
Jay Hughes i njohur për miqtë si Jai Sewell, është sulmuar nga katër persona para një kafiterie në Bellingham në pjesën juglindore të Londrës, transmeton Telegrafi.
Videoja është publikuar vetëm pasi ishte raportuar se një 16-vjeçar ishte therur në autobus në Kingstandin, ku për pak centimetra thika nuk ia kishte shpuar zemrën viktimës.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momentin kur Jay po qëndronte para lokalit, dhe pasi që goditet me hanxhar arrin për pak sekonda të futet brenda dhe të rrëzohet në dysheme pa vetëdije.
Ndërkaq pasi ishte dërguar me urgjencë në spital, tri orë më vonë është shpallur i vdekur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NfTMeIqCsPI