Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur aeroplani rus me 71 persona përplaset në tokë (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike të një shtëpie private, kanë filmuar momentin kur aeroplani rus përplaset afër Moskës, ku si pasojë humbën jetën 71 persona ndërsa copëzat e aeroplanit janë shpërndarë në një arë të mbushur më borë.

Kompania Saratov ishte zhdukur nga ekranet e radarëve, disa minuta pasi u ngrit në ajër nga aeroporti Domodedovo, transmeton Telegrafi.

Aeroplani An-148 është rrëzuar me 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit brenda, në Orsk rreth një mijë milje në juglindje të Moskës.

Kamerat e sigurisë të vendosura afër vendit ku u rrëzua aeroplani, shfaq momentin kur pasi që aeroplani përplaset në një krijohet një top i zjarrtë dhe më pas e gjithë zona mbulohet nga tymi i zi.

Nuk dihet nëse një pjesë e madhe e aeroplanit apo një copëz e vogël fluturon disa metra larg në momentin e përplasjes, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Sipas dëshmitarëve okularë aeroplani është ndarë në copa para se të kishte kontakt me tokën, ndërkaq viktima më e re në moshën ishte një vajzë 5-vjeçe Nadezhda Krasova. /Telegrafi/