Djaloshi nga Kina që ishte rrëmbyer në mes të ditës nga një person i panjohur, është shpëtuar pasi është gjetur qindra milje larg shtëpisë së tij.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 6-vjeçari, Chuan Chuan, u rrëmbye në rrugët e qytetit kinez Kunming derisa po luante, transmeton Telegrafi.
Në video shihet një burrë i panjohur duke iu afruar dhe në një moment e rrëmben dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Kunming, kurse Chuan Chuan në momentin e rrëmbimit po luante video-lojëra me shokët e tij, ndërsa pamjet e këtij momenti të tmerrshëm janë transmetuar edhe nga televizionet kineze.
Sipas prindërve të vogëlushit, ai nuk e kishte njohur personin që e kishte rrëmbyer. Por, ishte profesionalizmi i policisë që pas 24 orëve e gjetën në një qytet tjetër të quajtur Boashan, rreth 400 kilometra nga vendlindja e djaloshit.
Ata menjëherë kanë arrestuar rrëmbyesin, i cili shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/