Telegrafi

Kamerat e fshehta zbulojnë gjëra interesante që gjyqtarët bëjnë në mes të dy pjesëve (Video)

Ndeshja në mes të Charltonit dhe Shrewsburyt në kategoritë e ulëta angleze ka sjellë dicka interesante që ka të bëj me gjyqtarët e futbollit.

Në pushimin prej 15 minutave në ndeshjeve të futbollit, vëmendja është e fokusuar kryesisht tek lojtarët se çfarë këshillash kanë marrë nga trajneri apo çfarë bëjnë në dhomat e zhveshjes.

Por, askujt nuk i ka vajtur mendja se çfarë bëjnë gjyqtarët gjatë pushimit në mes të dy pjesëve, duke menduar se vetëm kryejnë pushimin.

Këto kamera sigurie në tunelin para daljes në fushën e blertë kanë filmuar gjyqtarin Graham Kane, i cili përgatitet para fillimit të ndeshjes.

Gjyqtari Kane është filmuar duke drejtuar flamurin e anësorit në të gjitha drejtimet. /Telegrafi/